Dule: Pyetjet shtesë të KE-së, një ougur i keq
18/05/2010 18:55
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se 170 pyetjet e tjera të KE-së janë një ogur i keq për shqiptarët, duke treguar paaftësinë e kësaj qeverie.
“Sot KE ka shtuar edhe 170 pyetje të tjera. Dhe për këtë fajin nuk e ka opozita, por qeveria”, deklaroi Dule.
“Kemi që nga 28 qershori kabinetin e ministrave që shikojnë se si të vjedhin edhe ato pak fonde investimi. Kemi edhe deputetët e mazhorancës që përpiqen të fshihen se mos u vjen komandati t’u japë të lexojë hartimin e përditshëm kundër grevistëve. Jini të sigurtë se transparenca do të bëhet”, u shpreh Dule.
Top Channel