BE-“Mercosur”, rinisin bisedimet

18/05/2010 03:10

Bashkimi Europian dhe vendet e grupit “Mercosur”, ku bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaj dhe Uruguaj ranë dakort për rinisjen e bisedimeve për marrëveshjet tregtare.

Vendimi u njoftua prej kryeministrit spanjoll, vendi i të cilit ka edhe presidencën e radhës së BE-së, Zapatero në prag të samitit BE-AmLat (Amerika Latine).

Bisedimet e nisura 10 vjet më parë ishin pezulluar në vitin 2004. Në atë kohë vendet e “Mercosur” shprehën pakënaqësi në lidhje me marrëveshjen për mallrat e agrikulturës, ndërkohë që BE kërkontë hapjen e tregut të tyre të telekomunikacioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA