Turqi, shpërthim në një minierë
17/05/2010 14:30
Shpërthim në një minierë karboni në afërsi të qytetit Zonguldak në brigjet e Detit të Zi në Turqi.
Lajmin e bën të ditur televizioni vendas Ntv që shton se zona ku ndodhi shpërthimi gjendet në Turqinë veriore.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për viktima por forcat e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje për të vlerësuar dëmet njerëzore.
Gjithashtu nuk dihet ende nëse në minierë janë bllokuar ose jo minatorë, të cilët ndodheshin nën tokë në momentin e shpërthimit.
Top Channel