Turqi, 32 minatorë të bllokuar
17/05/2010 22:50
Të paktën 32 minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë në qytetin e Zonguldakut në Turqinë Veriore.
Lajmi njoftohet prej autoriteteve vendase të cilat shtojnë se si pasojë e një shpërthimi në minierën e karbonit veç 32 të bllokuarve, 11 persona të tjerë janë plagosur lehtësisht.
Grupet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për nxjerrjen e minatorëve të bllokuar. Ndërkohë, kompania përgjegjëse e punimeve në minierë njoftoi se shpërthimi ka ardhur pas një defekti elektrik.
Top Channel