Tajlandë, shkon 34 numri i viktimave

17/05/2010 08:55

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave të shkaktuara nga përleshjet e dhunshme mes ushtrisë dhe këmishave të kuqe në Tajlandë.

35 të vdekur dhe 244 të plagosur është bilanci më i fundit pas përleshjeve të natës në Bangkok ku manifestuesit i kërkojnë qeverisë të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.

Gjatë orëve të fundit është vrarë një ushtar, i pari që nga nisja e protestave në kryeqytetin tajlandez. Qeveria nga ana tjetër nuk lëviz nga qëndrimi i saj, duke deklaruar se ushtria dhe policia do vazhdojnë t’u kundërvihen protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA