Rritje temperaturash në fundjavë
17/05/2010 11:30
Kjo jave qe sapo ka nisur do te kushtezohet nga masa ajrore te paqendrueshme pasi vranesirat dhe shirat do te mbeten prezent ne pjesen me te madhe te territorit.
Sipas Meteoalb, shirat do te jene me intensitet te ulet dhe te perqendruara me teper ne zonat malore, nderkohe deri ne daten 21 maj mbetemi ne kushte te paqendrueshme atmosferike.
Temperaturat e ajrit do te pesojne renie ne mengjes, ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te tyre. Temperatura me e larte gjate kesaj jave do te jete 21 apo 22 grade Celsius. Fundjava do te sjelle nje rritje te ndjeshme te temperaturave.
Top Channel