Rama: Zgjidhja e krizës, përmes forcës së arsyes

17/05/2010 14:10

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se greva e opozitës do të intensifikohet dhe do të vazhdojë, pasi shumë mbështetës kanë shprehur gadishmërinë për të qenë pjesë e cadrës.

“Bëj apel për ta zgjidhur me forcën e arsyes këtë krizë dhe të bëjmë transparencën e zgjedhjeve”, u shpreh Rama.

Kreu socialist kërkoi që të jepet zgjidhja, pasi kokëfortësia e pushtetit nuk i shërben njerëzve dhe vendit.

“Duhet t’i hapim rrugë normalitetit, pa humbur dhe pa krijuar plagë të reja të panevojshme. Kokëfortësia nuk dëshmon në asnjë mënyrë interesat e njerëzve”, theksoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA