Nafta, “BP”: Po mbledhim 1 mijë fuci në ditë

17/05/2010 17:45

“British Petroleum” po mbledh 1 mijë fuci nafte në ditë falë tubit-shiringë të futur dje në pusin prej nga derdhet ari i zi në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e ka bërë të ditur përgjegjësi i sektorit të Eksplorimit dhe Prodhimit të kolosit britanik të naftës, Doug Suttles.

Në ditët e fundit administrata amerikane dhe vetë presidenti Barack Obama kanë ashpërsuar gjuhën ndaj “BP”, duke deklaruar se ajo nuk po bën aq sa duhet për të penguar përhapjen e mëtejshme të naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA