Kreditë, kostot mbeten të larta

17/05/2010 20:15

Banka e Shqipërisë deklaroi se bankat private kanë lehtësuar disi dhënien e kredive në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me një tremujor më parë, por nga ky lehtësim kanë përfituar vetëm bizneset e mëdha.

Për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe për individët, banka thotë se marrja e një kredie është bërë edhe më e vështirë gjatë këtij tremujori.

Sërish faktorët që po i shtyjnë bankat të shtrëngojnë kredinë mbeten të njëjtët. Problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, situata makroekonomike e vendit dhe rritja e kredive të këqija.

Bankat private mendojnë se këto tre probleme janë përkeqësuar edhe më tej krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Vec shtrëngimit të kushteve edhe kostot e kredisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2010 në përgjithësi mbeten të larta.

Banka qëndrore thotë se ka patur një ulje të komisioneve për kreditë e dhëna, por nga ana tjetër bankat kanë rritur marzhin për kreditë në përgjithësi dhe ato me rrezik të lartë në veçanti gjatë tremujorit të parë të vitit 2010.

Shtrëngimi i kredisë ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së kërkesës për kolateral. Edhe pritshmëritë për të ardhmen nuk janë pozitive.

Vetë bankat, të pyetura nga banka qëndrore, parlajmërojnë se lehtësimi aktual i standarteve të miratimit të kredive të reja do të jetë i përkohshëm dhe pritet të mos vazhdojë në tremujorin e dytë të vitit 2010, megjithëse kërkesa e ardhshme pritet të rritet, si për bizneset ashtu edhe për individët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA