Korcë, shtrenjtohet buka
17/05/2010 17:15
Shtrenjtohet me 10 lekë cmimi i bukes në qytetin e Korcës. Shoqata e bukëpjekësve në këtë qytet mori vendimin per shtrenjtim pas nje diskutimi ne lidhje me cmimet e rritura, kryesisht energjia dhe mielli qe eshte shtrenjtuar me 7 leke per kilogram.
Qytetaret se kane pritur mire kete vendim, veçanerisht ata qe jetojne me pensione dhe ndihme sociale.
Sipas bukëpjekesve ne kete qytet pritet nje tjeter rritje e cmimit te miellit cka do detyroje serish shtrenjtimin e cmimit e bukes.
Top Channel