Indi, testohet raketa me mbushje bërthamore

17/05/2010 11:25

India ka testuar me sukses një raketë balistike ma kapacitet nuklear tq quajtur Agni-II.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve PTI që citon burime qeveritare. Raketa është lëshuar në bazën ushtarake indiane “Wheeler’s Island” në brigjet perëndimore të Orisas dhe sipas të dhënave, gjithcka ka shkuar me sukses pas dy dështimeve të para.

Lëshimi i raketës ka qëllime stërvitore për komandën e “Strategic Force Command”. India, ashtu si Pakistani, dy vende në konflikt të hershëm për rajonin e Kashmirit, zotërojnë mbushje të shumta bërthamore.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA