Greva, në spital protestuesi i 48-të
17/05/2010 10:10
Ka shkuar në 48 numri i grevistëve që janë dërguar në spital për shkak të kushteve të vështira shëndetësore, në një kohë kur protesta ka hyrë në ditën e saj të 17-të.
Pas mesnatës, 43-vjecari Shkëlqim Kapllanaj nga Mallakastra u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për një kurim më të specializuar.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, Agim Seva nga Lushnja u detyrua të lërë grevën e urisë për shkak të rëndimit të kushteve shëndetësore.
Top Channel