Campbell, ndryshon linjat. Shtatzanë?
17/05/2010 11:55
Veshje transparente, sensuale, por me disa kilogramë më tepër. E tillë është shfaqur ish-modelja Naomi Campbell në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës me të fejuarin e saj, manjatin rus, Vladimir Doronin.
“Pantera e zezë” ka zgjedhur një fustan nga koleksioni i vitit të shkuar duke treguar se ka fituar disa kilogramë dhe trupi i saj nuk gëzon më forma mahnintëse.
Fustani Givenchy Couture i koleksionit vjeshtë-dimër 2008-2009 është transparent në një pjesë të madhe, por nën të nuk duket qartë pse Campbell ka ndryshuar linjat, pasi mendohet se ajo mund të jetë shtatzanë.
Top Channel