Vendosja e TOEFL-it si kriter per te vijuar studimet master ne universitetin publik eshte kundershtuar nga stafi akademik i Fakultetit te Gjuheve te Huaja.
Deklarata e kryeministrit dhe ministrit te Arsimit, se studentet do te vijojne studimet pas universitare vetem pasi kane dhe ne kete provim eshte quajtur absurd nga profesoret te cilet tregojne se 98 % e programit mesimor ne master eshte ne gjuhen shqipe.
Percaktimi i nje provimi nga kryeministri por edhe ministri i Arsimit eshte cenim i autonomise akademike dhe i ligjit te arsimit te larte. Por jo vetem kaq. Profesoret e fakultetit te gjuheve te huaja pohojne se studentet shqiptare nuk mund te jene te detyruar te rijapin nje provim si TOEFL-i cdo dy vjet, pasi ne te kundert ky dokument nuk eshte i vlefshem.
Top Channel