Vullkani islandez mbyll aeroportet në Irlandë
16/05/2010 11:30
Reja e pluhurit të vullkanit islandez, Eyafjallajokull shkakton sërish probleme në Britaninë e Madhe.
Aeroportet irlandeze të Dublinit dhe Shanonit do mbyllen sot pas mesditës për shkak të rrezikut që mund të kërcënojë avionët që ngrihen në fluturim.
Ndërkohë edhe Enti për Fluturimin Civil britanik njofton se gjatë orëve të ardhshme mund të mbyllen shumë aeroporte në të gjithë ishullin.
Top Channel