Tajlandë, qeveria nuk vendos gjendje të jashtëzakonshme
16/05/2010 14:40
Ushtria tajlandeze nuk do shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në rrugët e Bangkokut pasi sipas drejtuesve më të lartë, kjo është një masë e panevojshme.
“Mendojme se impakti negativ tek publiku mund të jetë i dëmshëm”, thuhet në deklaratën e publikuar ditën e tretë të përleshjeve mes forcave të rendit dhe këmishave të kuqe, ku kanë gjetur vdekjen 24 persona.
Pak orë më parë qeveria deklaroi se do vendoste gjendjen e jashtëzakonshme në harkun kohor 23-05. Ndërkohë liderët e këmishave të kuqe janë shprehur të gatshëm për nisjen e negociatave nëse ushtria ndal zjarrin.
Top Channel