Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Ka vdekur ne moshen 67 vjecare, nje prej zerave me te njohur te muzikes rock. Ronnie James Dio, ish kengetar i Black Sabbath e Rainbow, u shuajt mengjesin e sotem pas nje beteje 6 mujore me kancerin.
Lajmi u be i ditur nga Wendy Dio, bashkeshorte dhe manaxhere e artistit, me ane te nje njoftimi te shkurter drejtuar fansave.
“Sot zemra ime eshte e thyer. Ronnie u nda nga jeta ne oren 7.45. Shume, shume miq e familjare munden t’i thone mirupafshim per here te fundit, perpara se ai te shuhej paqesisht. Ronnie e dinte se sa ju e donit. Ne e vleresojme pamase dashurine dhe mbeshtetjen qe na keni dhene. Ju lutem, dini qe ai ju donte te gjitheve, dhe muzika e tij do te jetoje pergjithmone” – shkruhej ne mesazhin e Wendy Dio, postuar fillimisht ne websitin zyrtar te kengetarit.
Ronnie James Dio fitoi fame duke kenduar me grupin e tij, Elf, perpara se te bashkohej me Richie Blackmore ne grupin Rainbow, ne vitin 1975. Kater vjet me vone, Dio zuri vendin e Ozzy Osbourne ne grupin Black Sabbath, me te cilet bashkepunoi per 3 vjet, dhe publikoi dy nga albumet me te suksesshem te grupit dhe te historise se heavy metal-it, “Heaven and Hell” dhe “The Mob Rules”. Ai u ribashkua me ta per nje vit, ne 1992, per te publikuar albumin “Dehumanizer”. Ne vitin 1982, ai formoi grupin e tij, DIO, ndersa ne vitin 2006, u ribashkua edhe njehere me shoket e Black Sabbath, kete here nen emrin Heaven & Hell, me te cilet beri disa turne shume te suksesshem dhe publikoi albumin “The Devil You Know” qe arriti vendin e tete ne Billboard 200, ne SHBA. Ai njihet gjithashtu, edhe si njeriu qe popullarizoi shenjen e brireve, nje simbol dallues i muzikes heavy metal.
Dio u diagnostikua me kancer nentorin e shkuar, pasi u shtrua ne spital per dhimbje qe e detyruan te nderprese turin e saponisur te grupit te tij, DIO.
Gjate ketyre muajve, Ronnie iu nenshtrua disa seancave te kemioterapise dhe kura dukej e suksesshme, nderkohe qe Heaven & Hell kishin planifikuar disa koncerte gjate veres, perfshi edhe shumicen e datave te festivalit Sonisphere, perkrah Metallica, Megadeth, Slayer e Anthrax.
Vetem pak dite me pare, grupi lajmeroi anullimin e koncerteve, per shkak se gjendja shendetesore e Dio, nuk ishte shume e mire.
Menjehere pas lajmit te ndarjes nga jeta, dhjetra mijera mesazhe ngushellimi nga fansat e tij nisen te shkruhen neper rrejetet sociale ne internet, nderkohe qe pa pushim publikohen edhe reagime nga miq e kolege te tij muzikante. Ne te gjithe mesazhet, vihet theksi tek zemergjeresia dhe thjeshtesia e kengetarit. Ronnie njihej si nje nga kengetaret qe harxhonte me shume kohe me fansat e tij, duke mbajtur seanca te gjata takimesh e autografesh para e pas koncertesh, ndersa sjellja e tij perhere korrekte, e kishte bere te njohur si xhentelmeni i heavy metal-it.
Top Channel