Iran, arrestohet ish-deputeti reformator
16/05/2010 15:40
Një eksponent reformist iranian u arrestua prej autoriteteve vendase në banesën e tij në Teheran.
Lajmi njoftohet nga faqe e internetit reformiste iraniane, “Parliamentneës” e cila citon burime nga familjarët e, Mohsen Armin, ish-deputet reformator në parlamentin iranian.
“Disa agjentë kryen kontrolle në shtëpi dhe arrestuan babain tim”, citohet e bija e Mohsen Armin.
Armin është kryetari i një partie reformiste në Iran., parti kjo e shpallur e jashteligjshme para pak kohësh pas kritikave të ashpra adresuar ndaj regjimit të Ahmadinexhad.
Top Channel