Anglia: Spanja kërkon të blejë arbitrat e botërorit

16/05/2010 13:15

Akuzë shokuese në prag të botërorit Afrikë e Jugut 2010 ku protagoniste janë Anglia dhe Spanja.

Presidenti i Federatës Angleze, Lord David Triesman deklaron në gazetën “Mail on Sunday” se spanjollët po përpiqen të paguajnë arbitrat e botërorit. “Autoritetet futbollistike spanjolle po përpiqen të identifikojnë arbitrat dhe t’i paguajnë. Ka disa prova për këtë”, thekson Triesman.

Gazeta shton se Shoqata e Futbollit ka tentuar ta bllokojë artikullin me anë të Gjykatës së Lartë. Në vijim të intervistës, drejtuesi i federatës shtoi se tentativat e Spanjës “përlyejnë” edhe Rusinë për garën e organizimit të Botërorit 2018. Në garë për të organizuar këtë eveniment janë edhe Anglia, Spanja e Portugalia dhe sipas Triesman, iberikët po diskutojnë me rusët për të ulur numrin e fishkëllimave në dëm të tyre gjatë botërorit.

“Po bëjmë një punë të mrekullueshme me afrikanët, gjithashtu edhe me aziatikët, ndërsa amerikano-latinët mbështesin Spanjën. Nëse Spanja tërhiqet duke kërkuar bashkëpunimin e Rusisë për të blerë arbitrat, votat e tyre mund të shkojnë pikërisht për Rusinë”, akuzon Lord David Triesman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA