SHBA-Kinë, rihapet dialogu mbi të drejtat e njeriut
15/05/2010 08:20
Rihapet dialogu mbi të drejtat e njeriut mes SHBA-ve dhe Kinës. Bisedimet dy ditore në Uashington, mes delegacionit kinez dhe atij amerikan nuk ka sjell rezultate të mëdha, por ka shënuar rifillimin e diskutimeve.
Dy takimet e mëparshme kishin ndodhur në 2002-shin dhe 2008-ën.
“Nuk mund të ndryshojnë politikat dhe opinionet në dy ditë, por kemi vendosur bazat për të vazhduar diskutimet”, ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm amerikan, Michael Posner gjatë një konference për shtyp.
Top Channel