Riatdhesohet fëmija i mbijetuar i aksidentit të Tripolit
15/05/2010 04:00
Vogëlushi 9 vjeçari holandez, i cili ishte personi vetëm që i mbijetoi rrëzimit të avionit në aeroportin e Tripolit ditën e mërkurë, ku gjetën vdekjen 103 persona do të riatdhesohet ditën e sotmë në Holandë.
Lajmi njoftohet prej stafit mjekësor i cili u kujdes për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore pas aksidentit tragjik. Ai do të shoqërohet për në atdhe nga xhaxhai dhe mjeku që kujdestar.
9 vjeçari humbi në aksident dy prindërit dhe të vëllanë e tij.
Top Channel