Kriza, Trichet: Situata shumë më e vështirë

15/05/2010 13:00

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet ka deklaruar për të përjavshmen “Spiegel” se tregjet gjenden “në një situatë më të vështirë se në luftën e dytë botërore”.

“Jetojmë dhe kemi jetuar kohëra vërtet dramatike”, është shprehur ai  duke theksuar se “në fund të javës së shkuar, kur bursat evropiane janë përfshirë nga paniku, tregjet nuk kanë funksionuar më”.

“Ishtë njësoj si atëherë kur falimentoi Lehmann Brothers në shtator të 2008-ës”, theksoi Trichet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA