Kinë, dënohet me vdekje autori i masakrës
15/05/2010 11:05
Një gjykatë në Kinë dënoi me vdekje një 47-vjecar që qëlloi me thikë 29 fëmijë dhe tre edukatorë në Taixing.
Në Kinë mbetet i lartë alarmi për sulmet nëpër shkolla dhe cerdhe. Në dy muajt e fundit 27 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur.
Personi i dënuar e motivoi aktin e rëndë si shfryrje e urrejtjes ndaj shoqërisë.
Top Channel