Jemen, sulmohet autokolona presidenciale

15/05/2010 21:55

Një sulm i armatosur është kryer sot ndaj autokolonës së presidentit të Jemenit, e cila po udhëtonte në një zonë në jug të vendit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj autokolonës duke vrarë një truproje dhe plagosur tre të tjera.

Sipas burimeve, presidenti Ali Abdullah Saleh nuk ndodhej me skortën e tij kur ajo ra pre e kurthit të ngritur në afërsi të fshatit Hibailin.

Burimet saktësojnë më tej se gjithësesi presidenti Saleh ndodhej në zonën jugore, por më pas është kthyer në kryeqytetin Sana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA