Iran, do të lirohet francezja e akuzuar për spiunazh

15/05/2010 12:30

Autoritetet iraniane kanë vendosur të lirojnë Clotilde Reiss, shkencëtaren franceze të Universitetit iranian të Isfahan, e akuzuar se është një spiune.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i saj iranian Mohammad Ali Mahdavi-Sabet.

Vajza, që duhet të dëgjohet nesër në gjykatë, ishte zbuluar në aeroport me disa fotografi të manifestimeve të opozitës, pas zgjedhjeve të 12 qershorit të shkuar.

Ka mjaftuar kjo për të ngritur akuzat se ka marrë pjesë në një komplot perëndimor për të destabilizuar qeverinë iraniane pas rizgjedhjes së Mahmud Ahmadinejad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA