Iran, dënim me vdekje 6 opozitarëve

15/05/2010 19:15

Prokuroria iraniane ka konfirmuar në apel dënimin kapital për gjashtë opozitarë ndaj regjimit të presidentit Ahmadinejad.

Lajmin e bën të ditur agjencia lokale “FARS”, sipas të cilës personat në fjalë u arrestuan vitin e kaluar gjatë protestave kundër rizgjedhjes së kreut të shtetit.

Nuk është hera e parë që sistemi gjyqësor iranian jep dënime me vdekje për ata që kundërshtojnë regjimin e Ahmadinejad, i cili mbron me cdo mjet programin për pasurimin e uraniumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA