Irak, Allawi: Rrezik për luftë civile
15/05/2010 17:00
Në Irak ekziston rreziku i nisjes së një lufte civile për shkak të një vale të re dhune që erdhi si pasojë e zgjedhjeve legjislative të 7 marist, rezultatet e të cilave nuk janë ende të sigurta.
Deklarata është bërë nga ish-kryeministri Iyad Allawi, i cili rezulton fitues në zgjedhje ndaj rivalit të tij Nuri al Maliki, i cili pretendon për manipulime.
“Pas zgjedhjeve kemi asistuar një valë të re sektarizmi shumë të rrezikshëm dhe gjithcka duket se po na con drejt një përshkallëzimi të dhunës”, ka pohuar Allawi.
Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Mundo”, ai ka theksuar se për këtë arsye duhet që të formohet një qeveri uniteti sa më shpejt të jetë e mundur.
Top Channel