Tajlandë, tensionohet situata në Bangkok

14/05/2010 09:55

Është tensionuar së tepërmi situata në Tajlandë, pas vrasjes së një prej liderëve të “këmishëve të kuqe”.

Sipas informacioneve të fundit, mëngjesin e sotëm një polic ka hapur zjarr ndaj ushtarëve tajlandezë, gjatë përleshjeve që po zhvillohen në Bangkok.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit ka mbetur i plagosur një gazetar francez i televizionit “France 24”.

Sipas burimeve, reporteri është goditur në këmbë dhe është shoqëruar në spitalin e kryeqytetit tajlandez.

Burimet shtojnë më tej se nga të shtënat ka mbetur i vrarë edhe një person tjetër, një vendas, që ndodhej në zonën “Rama IV”, në jug të bazës së “këmishëve të kuqe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA