Rodriguez-Corona, lidhjes i vjen fundi
14/05/2010 18:50
Në lidhjen më të përfolur në Itali mes Belen Rodriguez dhe ish paparacit, Fabrizio Corona, është hapur një kapitull, jo dhe aq i ri.
Sipas zërave të ndryshëm, modelja argjentinase ka lënë shtëpinë e Fabrizio-s për t’u rikthyer në krahët e sulmuesit të Milanit. Sipas revistës “Panorama”, Belen u largua nga lagjia “Corso Como” në Milano, për të trokitur tek dera e shtëpisë së Borriello-s, i cili jeton në qëndër të qytetit.
Por menjëherë pas përhapjes së këtij lajmi, futbollisti ka nxituar të përgënjeshtrojë gjithcka. “Nuk kam menduar asnjëherë të rilidhem me Belen. Prej një viti e gjysmë nuk dëgjohem me të”, theksoi Borriello në një intervistë për agjencinë Ansa.
Top Channel