Obama, 205 milion dollarë për “Iron Dome”

14/05/2010 04:25

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama ka ndërmend t’i kërkojë Kongresit amerikan 205 milion dollarë si ndihmë ndaj Izraelit për sigurinë e tij.

Sipas Uashingtoni fondi i kërkuar do t’i jepet Izraelit për të përmirësuar sistemin e tij mbrojtës, sidomos atë kundër raketave me rreze të shkurtër veprimi.

Izraeli planifikon ndërtimin e sistemit mbrojtës të quajtur “Iron Dome”, falë të cilit raketa të vogla të drejtuara nga radari do të jenë në gjendje të neutralizojnë raketa armike të lëshuara nga distancat 5 deri në 70 kilometra.

Top Channel