Njolla e zezë, reagim i ashpër i Obama-s
14/05/2010 19:25
Reagim i ashpër i Barack Obama kundër BP. Duke folur për njollën e zezë, presidenti amerikan ka deklaruar se i takon BP-së për të paguar për katastrofën dhe jo kontribuesve amerikanë.
Obama e ka cilësuar “një spektakël qesharak” tentativën e BP për t’i dhënë fajin për incidentin, ndërmarrjeve të tjera të përfshira.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në fund, ka deklaruar se do të asistojë për situatën e krijuar “me zemërim dhe frustrim”.
Top Channel