Naomi Watts do të jetë Marylin Monroe
14/05/2010 20:10
Aktorja Naomi Watts është zgjedhur për të interpretuar rolin e Marylin Monroe në “Blonde”, filmi biografik që bazohet në librin me të njëjtin emër të kujtimeve imagjinare të divës së njohur të shkruara nga Joyce Carol Oates.
Libri ka qënë kandidat për çmimin “Pulitzer”, në 2000-shin.
Historia e Oates tregon për revelimet e Monroe me Joe Di Maggio, Arthur Miller e John F. Kennedy.
Regjisori do të jetë Andrew Domink, autor i filmit “Vrasja e Jesse James” me Brad Pitt dhe Casey Affleck.
Top Channel