Misioni i fundit i anijes “Atlantis”

14/05/2010 19:50

Anija “Atlantis” e NASA-s është gati për fluturimin e fundit, pas një karriere të filluar në prill të 1981-shit.

Në orën 14:20 (20:20 me orën tonë lokale) do të ngrihet nga platforma 39-A e Cape Canaveral për një mision 12 ditorë me në bord 6 austronautët, mes të cilëve komandanti Ken Ham, 45 vjeç, me eksperiencë të mëparshme në këtë anije.

Edhe shokët e tij janë veteranë: asnjë reklutë më këtë rast, ashtu siç ndodh zakonisht në misionet e mëparshme.

“Atlantis” do të ulet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe detyra e saj kryesore është ajo e transportimit të një minimoduli rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA