Lewis: Asnjëherë poza me bikini

14/05/2010 18:05

Leona Lewis ka dhënë një intervistë të gjatë në revistën “InStyle” ku thotë se nuk do pozojë asnjëherë me bikini, është shumë e dashuruar, nuk pi alkool dhe e do shumë modën e Stella McCartney e Vivienne Westwood.

Këngëtarja britanike ka publikuar së fundmi dy këngë, “Love is your colour” e “Outta My Head”, ku tek e para ka marrë pjesë edhe Jennifer Hudson. Vetëm pak muaj më parë Lewis refuzoi kopertinën e “Playboy” për 1 milionë dollarë.

Në datën 28 maj Leona nis turneun e saj të parë të quajtur “The Labyrinth Tour”, në të cilin do interpretojë pjesë nga dy albumet “Spirit” dhe “Echo”. 20 ndalesat janë caktuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA