Kadare, “Aksidenti” vjen edhe në shqip

14/05/2010 20:35

Ishte dëshira e vetë autorit që për 5 vite libri të mbetej në sirtaret e shtepisë botuese Onufri, të publikohej më parë në disa gjuhë të huaja e më pas të përfshihej në veprën e plotë  20 vellimëshe të Kadaresë të prezantuar nëntorin e kaluar.

Romani “Aksidenti”, i shkruar ne vitet 2003-2004, vetëm sot sheh dritën e botimit më vete, me një histori të mistershme aksidenti që shërben si pikënisje për të shpjeguar një histori të nderlikuar dashurie.

Parathënia e botimit francez paralajmëron se në këtë roman ambicioz dhe kundër rrymës, Kadare i kushton një vend të paparë më parë temës së seksualitetit, cka do t’i befasojë lexuesit e tij.

Aksidenti në kilometrin e 17-të të një rruge, u merr jetën 2 të rinjve, të cilet edhe pas 9 vitesh bashkë i përjetuan por nuk i kuptuan ndjenjat e tyre. Rovena dhe Besforti, dy personazhe në kërkim të dashurisë së pashpikur që në fund të romanit, ashtu sikurse në fillim, të lenë me një enigmë të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA