Itali, sekuestrohen 225 kg kokainë

14/05/2010 10:25

Që nga orët e para të mëngjesit seksioni i anti-drogës në policinë e Romës ka kryer një operacion që është mbyllur me sekuestrimin e 225 kilogramëve kokainë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave operacioni i koduar me emrin “zjarr dhe akull” koordinohej nga Drejtoria Investigative Antimafia.

Sipas burimeve, operacioni goditi një rrjet të fuqishëm trafikantësh italianë dhe sekuestrimi i drogës ka qenë një ndër më të rëndësishmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA