Indonezi, plan për vrasjen e presidentit Obama

14/05/2010 10:15

Një plan i hartuar nga ekstremistët islamikë për të vrarë presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Indonezi, është zbuluar në vendin aziatik.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i shërbimeve të inteligjencës, Mardigu Wow Prasantyo, sipas të cilit gjatë arrestimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë muajit shkurt janë gjetur dokumenta dhe harta që kanë faktuar ekzistencën e një plani për të sulmuar presidentin amerikan.

Sipas ekspertit, kontrollet dhe arrestimet u kryen pas zbulimit të një kampi stërvitjeje për terroristët që ndodhej në provincën Aceh.

Në prag të vizitës së presidentit Obama, i cili e shtyu atë për në qershor, forcat speciale të policisë dhe ato të ushtrisë në Indonezi zhvilluan një stërvitje madhore për të treguar gatishmërinë e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA