Euro, në minimumin e saj pas 18 muajsh
14/05/2010 18:45
Euro ka prekur minimumin e saj në 18 muaj, nën 1.24 dollarë. Monedha evropiane ka shënuar gjatë seancave të sotme në bursë 1,2387 dollarë.
Rekordi i mëparshëm është 1,2328 dollarë, i arritur në tetor të 2008-ës, në mes të krizës financiare.
Tregjet tashmë janë të frikësuara se masat drastike të marra për ringritjen ekonomike nga vendet evropiane për të shkurtuar defiçitin dhe pakësuar borxhet, po çojnë në dëmtimin e rritjes dhe bllokojnë ringritjen ekonomike.
Top Channel