Berlusconi? Kërkojeni në Facebook
14/05/2010 16:30
Nis fushata e re mediatike e Silvio Berlusconit: T’u flasësh njerëzve, drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetësime.
Zgjedhja është bërë, brenda 30 ditësh kryeministri italian do të hapë profilin e tij në rrjetin më të famshëm social, në Facebook.
Lajmin e ka bërë të ditur Antonio Palmieri, i cili prej 18 vjetësh është njeriu internet i liderit italian.
“Kemi marrë katër javë kohë sepse po studiojmë rrjetin social të Barack Obamës dhe Sarkozy. Kemi analizuar në detajë edhe fushatën elektorale të bërë në Facebook nga kryeministri i ri britanik, David Cameron dhe aleati i tij Nick Clegg”, ka sqaruar Palmieri.
Top Channel