Armët, biznesmeni tajvanez pranon fajin

14/05/2010 11:05

Një biznesmen tajvanez është vetëshpallur fajtor para një gjykate amerikane, për faktin se ka tentuar të tregtojë pjesë të ndaluara raketash për në Iran.

Yi Lan Chen u arrestua në Guam të Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të dërguar me anije mijëra përbërës raketash, që mund të përdoreshin si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

Eksporte të tilla për në Iran janë të daluara përmes një embargoje nga Amerika.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se pjesët e raketave, prodhim amerikan, nëse do të ishin dërguar në Iran do t’i kishin dhënë një kontribut të fuqishëm këtij vendi në sektorin ushtarak dhe atë bërthamor.

Ndërsa sipas Departamentit të Tregtisë, Chen kishte organizuar të paktën 30 dërgesa për në Iran vetëm në tre vitet e fundit.

Agjentët amerikanë u shqetësuan nga aktivitetet e tij dhe organizuan një operacion infiltrimi për të hetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA