Algjeri, tërmet 5.2 Rihter, 2 viktima

14/05/2010 23:45

Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter goditi jug-lindjen e Algjerisë.

Sipas autoriteteve vendase, të cituara nga mediat ndërkombëtare, lëkundjet sizmike u regjistruan në afërsi të qytetit të Meluzës, 250 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Algjer.

Dy persona raportohen të vdekur deri më tani dhe rreth 45 të tjerë të plagosur, ndërkohë që dëme të shumta materiale janë regjistruar.

Top Channel