Catherinë Zeta-Jones është dobësuar shumë, madje shumë dyshojnë se ajo është bërë anoreksike.

Me dëshirën për të humbur disa kilogramë, Zeta Jones duket se tenton të dobësohet gjithnjë e më shumë për të arritur një trup të njëjtë me një adoleshente. Sipas specialistëve, gratë anoreksike në moshën 40 -vjecare synojnë të jenë gjithnjë e më të dobëta, aq sa kalojnë në sëmundje dhe në probleme të mëdha shëndetësore.

Problem mbetet edhe shtimi i operacioneve me qëllim rininë e përjetshme, ndërkohë që një pjesë tjetër  e mirë synon dobësimin ekstrem duke eliminuar ushqimin dhe shkatërruar stomakun.

Kujdes! Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, duke mos e tepruar me kaloritë, por në të njëjtën kohë konsumoni shumë zarzavate, fruta, ujë dhe pije freskuese natyrale. Mos harroni aktivitetin fizik dhe mos abuzoni me vaktet tuaja.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA