Rusi, incidenti në minierë, 66 të vdekur

13/05/2010 08:20

Ka shkuar në 66 numri viktimave të dy shpërthimeve tw gazit që kanë ndodhur të shtunën e shkuar, në minierën më të madhe të karbonit në Rusi.

Bëhet fjalë për Raspadskaia, rajoni siberian i Kemerovo.

Mbrojtja civile ka bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë për shkak të incidenteve dhe përqëndrimit të gazit që kalon limitin e tolerueshëm prej 7 përqindësh. 24 persona konsiderohen të zhdukur.

Top Channel