Kirgizistan, pushtohet selia qeveritare në Osh

13/05/2010 09:55

Mbështetësit e presidentit të larguar me grusht shteti, Bakyev, kanë zënë me forcë selinë e qeverisë lokale në Osh, në Kirgizistan.

Ngjarja ka ndodhur pas një manifestimi në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1 mijë persona për të kërkuar kthimin në pushtet të liderit të tyre.

Bakyev ka arritur të largohet muajin e shkuar për t’u strehuar në Bjellorusi në vijim të revoltës që solli në fuqi opozitën.

Në shesh janë duke u zhvilluar përleshje mes rojeve qeveritare dhe demonstruesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA