Irak, sërish sulme me bombë, 7 të vdekur

13/05/2010 02:50

Sërish atentate me bombë në kryeqytetin irakian, Bagdad ku të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen.

Lajmi njoftohet për mediat ndërkombëtare nga autoritetet vendase, ku sqarohet se sulmi i ndërmarrë në lagjen shiite të kryeqytetit Bagdad ka shkaktuar edhe plagosjen e 22 personave të tjerë.

Sulmet terroriste janë shpeshtuar mjaft kohët e fundit në Irak, ku në më pak se 72 orë kanë gjetur vdekjen mbi 120 persona.

Top Channel