Cameron dhe ministrat shkurtojnë rrogën

13/05/2010 19:10

Në mbledhjen e parë të kabinetit, David Cameron dhe ministrat e tij kanë shkurtuar rrogat me 5 përqind.

Rroga vjetore e Cameron, që sot është 150 mijë stërlina, do të zbresë në 142.500, ndërsa ajo e ministrave nën 135 mijë.

Gjithashtu, sipas mediave britanike, rrogat do të ngrijnë për të pesë vitet e legjislaturës së re.

Top Channel