BQE: Papunësia mund të rritet akoma

13/05/2010 11:15

Papunësia mund të rritet akoma në zonën euro. Alarmi është lëshuar nga Banka Qëndrore Evropiane në botimin e saj mujor.

Në dokument BQE kujton se si “niveli i papunësisë në zonën euro u rrit në 10 përqind në tremujorin e parë të 2010-ës, nga 9.8 në tremujorin e fundit të 2009-ës, duke shënuar nivelin më të lartë nga gushti 1998”.

Banka Qëndrore Evropiane gjithashtu i bën thirrje qeverive të Eurolandit të “ndërmarrin një aksion për përmirësimin e financave publike”.

Në buletinin e saj, BQE pohon se “sa më shumë të pritet të korrigjohen ekuilibrat, aq më i madh do të jetë rreziku për të pësuar një dëm në reputacion dhe besim”.

Në dokument lexohet edhe se “vazhdon frika në lidhje me tensione të mundshme në disa segmente të tregjeve financiare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA