Çad, OKB shtyn vendimin për kontigjentin

13/05/2010 09:40

Shtyhet për dy javë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendimi për pakësimin e kontigjentit të OKB-së të vendosur aktualisht në Çad dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, në afërsi të kufirit me provincën sudaneze të Darfurit.

Këshilli do të ekzaminojë rekomandimet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për të pakësuar kontigjentin nga 3.300 në 1.900 efektivë.

Tërheqja mund të fillojë nga 15 tetori i ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA