Playboy kopjon “Avatar”, do të dalë në formatin 3D

12/05/2010 09:25

Filmi i James Cameron, “Avatar” ka hedhur hapin e parë të një epoke të re pasi imazhet 3 dimensionale tashmë do të përdoren edhe në revistën Playboy.

Media erotike e manjatit Hugh Hefner do dalë në shitje me një palë syze 3D për të parë në cdo kënd linjat e faqes së parë të numrit të qershorit. Kjo inisiativë synon rritjen e shitjeve të revistës, e cila nga 3.5 milionë kopje të shitura në vitin 2006, arriti në 1.5 milionë këtë vit.

“Pyeta veten se cfarë donin të shikonin njerëzit në 3D. Besoj se përgjigja është një femër nudo”, shprehet Hugh Hefner. Ndërkohë drejtori i revistës Jimmy Jellinek thekson se tregu editorial ka nevojë për evolucion në mënyrë që të mbijetojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA