Obama fton Cameron në Uashington
12/05/2010 04:40
Presidenti amerikan Barack Obama pasi ka uruar David Cameron për detyrën e kryeministrit të Britanisë së Madhe e ftoi atë që gjatë verës të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington.
“Po pres me padurim takimin e kryeministrit britanik në takimin e G8-ës në qershor. Unë dhe Michelle ftuam kryeministrin Cameron dhe gruan e tij Samantha të vizitojnë Uashingtonin këtë verë”, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas burimeve informative nga Shtëpia e Bardhë të gjitha këto janë detaje nga biseda telefonike e zhvilluar mes presidentit Obama dhe liderit të konservatorëve, David Cameron.
Top Channel